PDK  e vlerëson të pamjaftueshme marrëveshjen mbi propozimin evropian
Lajme

PDK  e vlerëson të pamjaftueshme marrëveshjen mbi propozimin evropian

B. H. / RTKlive

Partia Demokratike e Kosovës po e vlerëson të pamjaftueshme arritjen e marrëveshjes mbi bazën e planit evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të këtij subjekti politik, ku është diskutuar për situatën e fundit politike në vend dhe propozimin evropian, i cili është pranuar parimisht nga kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Vuçiq, kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi tha se kjo marrëveshje është e pamjaftueshme dhe nuk realizon qëllimet shtetërore të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Nga një marrëveshje me njohjen e ndërsjellë në qendër, sot, fatkeqësisht, kryeministri Kurti i ka sjellë vendit një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër”, tha Krasniqi, njofton PDK nëpërmjet një komunikate.

Ai tutje theksoi se “vetëm një marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme dhe e garantuar ndërkombëtarisht, e përqendruar në njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mundëson paqe të qëndrueshme dhe avancim konkret të integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës”.

Ndërkohë, Këshilli Drejtues i PDK-së miratoi një deklaratë prej shtatë pikash rreth dialogut Kosovë-Serbi.


MË SHUME NGA Lajme