Vuçiq vajton pas urdhërarrestit për Putinin: Në Ohër do të jetë më vështirë
Lajme

Vuçiq vajton pas urdhërarrestit për Putinin: Në Ohër do të jetë më vështirë

B. H. / RTKlive

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se pozita e Serbisë në takimin e nesërm në Ohër do të jetë më e vështirë për shkak të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë për arrestimin e presidentit rus Vladimir Putin.

Ai ka thënë se tani Serbia duhet të mendojë edhe më mirë çdo lëvizje në të ardhmen.

“Ne do të duhet të jemi të përgjegjshëm dhe seriozë”, tha Vuçiq, teksa shtoi se Perëndimi dëshiron të ushtrojë presion shtesë mbi të gjithë ata që nuk kanë qenë më të ashpër deri më tash ndaj Rusisë për shkak të agresionit mbi Ukrainë, njoftojnë mediat serbe.


MË SHUME NGA Lajme