Pritjet e serbëve nga takimi|Video
Lajme

Pritjet e serbëve nga takimi|Video

Edina Avdiu / RTK

Banorët serbë të veriut kanë pritje të ndryshme nga takimi i nesërm ndërmjet Kurtit e Vuçiqit. Disa mendojnë se me këtë takim do të arrihet shumë, e disa të tjerë mendojnë se nuk do të arrihet asgjë.

Pritjet nga takimi i 18 marsit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, janë të ndryshme.

Banorë serbë të Mitrovicës së Veriut presin që në Ohër të nënshkruhet marrëveshja finale mes të dyja palëve.

“Presim të bëhet më mirë. Edhe pse po lëvizim lirshëm në të dyja anët, askush askënd nuk e pengon. Por gjithçka vendoset prej atyre. Po presim se bëhet më mirë”, u shpreh një qytetar.

“Çka të presim, sigurisht që do të nënshkruajnë. E kanë obligim të nënshkruajnë, duhet. S’kam çka të shpresoj më mirë kur ata do ta kryejnë atë punë sepse e kanë kusht të nënshkruajnë”, tha një tjetër qytetarë.

 “Shpresojmë për krejt më të mirat. Nuk është e lehtë për popullin që jeton këtu, besojmë dhe shpresojmë për më mirë”

Megjithatë, ka edhe banorë serbë që nuk presin asgjë nga takimi i nesërm.

“Kurrgjë hiç”, tha një tjetër

 “Asgjë, bash asgjë nuk pres, si gjithmonë”,  shprehet qytetari.

Në takimin e radhës pritet të diskutohet për planin e zbatimit të Propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


MË SHUME NGA Lajme