Përfundon takimi Borrell e Lajçak me Vuçiqin
J.Musliu/RTKlive
(Plotësuar: Ora 12:18) Tashmë ka përfunduar takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell si dhe emisarin e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-serbi, Miroslav Lajçak.
Ky takim ka zgjatur rreth gjysmë ore më shumë sesa që ishte paraparë në agjendë.
Pas Vuçiqit, Borrell tani ndodhet në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ndërkohë, Kurti takohet me Borrell, pas takimit me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Pas këtij takimi, pritet takimi trepalësh, Kurti-Borrell e Lajçak dhe Vuçiq.
Borrell e Lajçak në takim me Vuçiqin
Mediat serbe raportojnë se ka filluar takimi në Ohër mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Borrell e Lajçak, pas takimin me Vuçiqin nga ora 11:30 do të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Më pas pritet të organizohet edhe takim trepalësh.