Prishtina fiton në Skënderaj, Drita dhe Malisheva ndahen baraz
Uran Krasniqi / RTKLive
Prishtina nën drejtimin e Debatik Currit ia ka dalë të marrë tri pikë nga udhëtimi në Skënderaj. Ndërsa Malisheva dhe Drita kanë luajtur baraz në Malishevë.
Të dy këto ndeshje kanë qenë në kuadër të Javës së njëzet e gjashtë të Superligës së Kosovës.
Drenicës nuk i ka shërbyer elementi i terrenit vendas për të arritur rezultat pozitiv.
Rezultati përfundimtar ka qenë 0-1.
Realizues i golit të vetëm për kryeqytetasit ka qenë Pllana në minutën e tridhjetë e tretë.
Ndërkohë në një ndeshje të balancuar në "Liman Gegaj", malishevasit dhe gjilanasit nuk kanë qenë në gjende të prekin rrjetat.
Pas këtyre ndeshjeve, Prishtina gjendet në pozitën e katërt në tabelë me tridhjetë e pesë pikë, Drenica në vendin e dhjetë me njëzet e tri pikë, Drita mbetet në pozitën e parë me pesëdhjetë e dy pikë dhe Malisheva në pozitën e shtatë me njëzet e nëntë pikë.