Ancelotti thotë se ndaj Barcelonës do të bëjë lojë sulmuese
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se ndaj Barcelonës skuadra e tij do të luajë një lojë sulmuese si dhe ka vlerësuar mbrojtjen katalanasve gjatë gjithë edicionit.
Barcelona dhe Real Madrid do të ndeshen të dielën në një ndeshje të vlefshme për La Ligan, ku Barcelona aktualisht ka nëntë pikë më shumë se sa Real Madrid.
"Ne duhet të shijojmë momentin duke qenë protagonistë në një ndeshje që është gjithmonë e rëndësishme. Duhet të përgatitemi mirë dhe të luajmë më mirë. Mund të fitosh vetëm nëse nxjerr më të mirën në të gjitha aspektet, individualisht apo kolektivisht, në sulm apo në mbrojtje", ka thënë ai. "Nesër do të luajmë në sulm, por pa rrezikuar".
Italiani ka thënë se te Barcelona sheh një ekip shumë solid në prapavijë që ka pësuar shumë pak gola.