20:08 / 18.03.2023
Arrestohet një i dyshuar për zjarrvënie në garazhin e redaktorit të RTK-së
RTK
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie në garazhin e redaktorit të Radiotelevizionit të Kosovës, Alban Selimi.
Siç njofton Policia, i dyshuari A.L, 42 vjeç me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje. Të enjten në mbrëmje, personi i lartpërmendur nga Policia dyshohet se ka tentuar ta djegë garazhin e Selimit. Lidhur me këtë akt ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke shprehur shqetësimin, derisa u bën thirrje organeve kompetente të sigurisë që të ofrojë mbrojtjen e nevojshme për të dhe familjen e tij. Gjithashtu edhe platforma “SafeJournalists”, e dënon ashpër sulmin ndaj kolegut Alban Selimi, teksa u bën thirrje autoriteteve që të hetojnë motivet e këtij sulmi.