20:14 / 18.03.2023
Tovërlani publikon listën e Kosovës U21 për dy miqësoret
Uran Krasniqi/RTKLive
Futbollisti i FC Freiburg, Andi Hoti dhe futbollisti i Malishevës, Drilon Hazrollaj, janë penalizuar nga lëndimet dhe nuk do të mund të jenë të gatshëm për ndeshjet e Kosovës U21 kundër Moldavisë dhe Turqisë.
Trajneri Afrim Tovërlani për këto dy miqësore ka ftuar 23 futbollistë.
Dy ndeshjet janë në funksion të përgatitjes sa më të mirë për ndeshjet kualifikuese për Evropianin ‘Sllovakia 2025”.
Në këtë fushatë Kosova U21 është e përfshirë në Grupin D për kualifikimet e Evropianit 2025, ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Polonia, Izraeli, Bullgaria dhe Estonia.