Escobar: Marrëveshja moment vizionar|Video
RTKLive
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për aneksin e zbatimit të planit evropian.
“Është marrëveshje e vështirë, por e domosdoshme për të gjetur marrëdhënieve paqësore dhe afatgjata”, është shprehur Escobar para medieve.
“Kjo marrëveshje jo vetëm që hap derën për integrim evropian por edhe për paqen rajonale. Ishte moment vizionar. Do të bëjmë gjithçka që kjo marrëveshje të zbatohet ”tha Escobar.
Kovaçevski: Paqja, patjimi e zhvillimi ekonomik parakushte për progres për rajonin
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës e Serbisë,teksa shprehu mirënjohje për kurajon e kryeministrit Kurti dhe të presidentit Vuçiq, për vizionin e tyre për përparim e progres për të gjithë qytetarët e të dyja vendeve në një rrugë paqësore drejt BE-së.
“Maqedonia e Veriut gjithmonë do të jetë mike për të gjitha shtetet e rajonit dhe mbështet rrugën drejt BE-së dhe rrugën strategjike me SHBA”, deklaroi kryeministri Kovaçevski para gazetarëve.
Tutje, ai shtoi se paqja, patjimi e zhvillimi ekonomik, janë parakushte kyqe për një progres të vazhdueshëm për gjithë Ballkanin Perëndimor dhe BE-në.