Abdixhiku reagon pas marrëveshjes: Mashtrim dhe humbje e një mundësie
Foto arkiv: RTKlive
Lajme

Abdixhiku reagon pas marrëveshjes: Mashtrim dhe humbje e një mundësie

RTKlive

Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike - ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog, ka thënë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku për takimin e Ohërit.

Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se një kauzë politike e rremë - që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë - përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtē u zhbënë.

‘Përveç saj, një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të është çfarë Kurti i solli Kosovës sot. Kjo gjendje e re, e shndëruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më’’, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme