Trepça `89 mposht Dukagjinin
Sport

Trepça `89 mposht Dukagjinin

Uran Krasniqi / RTKLive

Ndeshja mes Trepçës `89 dhe Dukagjinit të Klinës i ka takuar skuadrës nga Mitrovica.

Në ndeshjen e Javës së njëzet e gjashtë, mitrovicasit ia kanë dalë që të fitojnë me rezultatin 2-1. 

Oyekanmi (6') dhe Muja (80') kanë shënuar për Trepçën '89.
Dukagjini ka arritur vetëm ta ngushtojë epërsinë përmes Halitit në minutën e tetëdhjetë e pestë. 

Pas kësaj ndeshje, Trepça '89 gjendet në vendin e tetë me njëzet e nëntë pikë, sa ka edhe Malisheva një vend më lart, kurse Dukagjini në vendin e gjashtë me tridhjetë e dy pikë. 


MË SHUME NGA Sport