Napoli e deklason Torinon
Sport

Napoli e deklason Torinon

Uran Krasniqi / RTKLive

Napoli po vazhdon të heqë dyshimet sa i takon Scudettos për këtë edicion.

Të shtunën, në ndeshjen e vlefshme për Serie A, e ka deklasuar Torinon, duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0. Kjo madje edhe pse napolitanët kanë qenë mysafirë. 

Qysh në pjesë të parë Napoli ka treguar se kishte udhëtuar për fitore. 

Ka qenë minuta e nëntë kur Osimhen e ka tundur rrjetën, duke i dhënë epërsinë Napolit. Rezultatin e ka dyfishuar nga pika e bardhë në minutën e tridhjetë e pestë Kvaratskhelia. 

Në minutën e 51-të Osimihen e ka gjetur edhe një herë rrjetën, duke e bërë rezultatin 3-0. 

Për golin e katërt është përkujdesur Ndombele në minutën e gjashtëdhjetë e tetë. 

Napoli pas kësaj fitore përforcon pozitën e parë me 71 pikë, me 21 pikë diferencë nga vendi i dytë. 

Torino gjendet në vendin e 11-të me 37 pikë.  

 

 


MË SHUME NGA Sport