Bayern mposhtet nga Leverkusen
Uran Krasniqi / RTKLive
Bayern Munich e ka humbur mundësinë për t`u rikthyer në krye të Bundesligës pasi të dielën është mposhtur nga Bayer Leverkusen.
Dy penallti të asistuara nga VAR kanë qenë vendimtare për Leverkusenin. Rezultati përfundimtar ka qenë 2-1.
Të parët në epërsi kanë kaluar bavarezët. Ka qenë Kimmich ai i cili ka realizuar në minutën e 22-të. Me avantazhin e Bayernit ka përfunduar pjesa e parë.
Përmbysja e Leverkusenit ka ndodhur në pjesëlojën e dytë.
Palacios (55', 77') është treguar i saktë dy herë në dy penallti, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Pas kësaj ndeshje Bayern gjendet në pozitën e dytë me 52 pikë, ndërsa Leverkusen në pozitën e tetë me 37 pikë.
Bayern pret Borussia Dortmundin më 1 prill, ndërsa Leverkusen në të njëjtën ditë udhëton për t'u përballur me Schalken .























