Në "El Clasico" fiton Barcelona
BKT
Sport

Në "El Clasico" fiton Barcelona

Uran Krasniqi / RTKLive

Barcelona ka bërë një hap të rëndësishëm drejt titullit në `La Liga`, teksa ka mposhtur rivalin kryesor, Real Madridin, dhe ka shtuar diferencën e pikëve në njëmbëdhjetë.

Në ndeshjen e javës së 26-të të 'La Ligas', katalonasit kanë mposhtur Realin me rezultat 2-1. 

Të parët në epërsi kaluan madrilenët, kur Arujo ka realizuar autogol (9’).

Sergi Roberto ka barazuar shifrat në minutën e 45-të të ndeshjes.

"Los Blancos" gjetën rrugën e golit të dytë në minutën e 80-të kur Asensio dërgoi topin brenda kuadratit.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej pa fitues ka dalë në skenë Kessie, i cili ka shënuar golin e dytë për Barcelonën. 

Pas kë saj ndeshjeje, Barcelona kryeson tabelën me 68 pikë, duke pasur 11 më shumë se Real Madridi, që është i dyti.