Hovenier: Zbatimi i marrëveshjes, kritik për të ardhmen e Kosovës
BKT
Foto: Jeff Hovenier/Arkiv
Lajme

Hovenier: Zbatimi i marrëveshjes, kritik për të ardhmen e Kosovës

M.Shefkiu/RTKlive

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeff Hovenier ka komentuar marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ohër, duk e konsideruar zbatimin e saj si kritike për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, diplomati amerikan tha se, SHBA vazhdon të qëndrojë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier.

Reagimi i Hovenier vjen pasi takimi i 18 marsit në Ohër, solli një tjetër pajtim mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket procesit të dialogut.

Madje diplomati amerikan ka publikuar edhe qëndrimin e sekretari amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili ka përshëndetur dakordimin e arritur të shtunën në Ohër për zbatimin e marrëveshjes për normalizmin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja që Kosova dhe Serbia arritën dje. Ne jemi krenarë që mbështesim marrëveshjen dhe mbetemi të përkushtuar për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Blinken.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, më 18 mars u pajtuan për aneksin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve. Në Ohër nuk parti nënshkrim zyrtarë të marrëveshjes, por palët u pajtuan që ta zbatojnë atë.


MË SHUME NGA Lajme