Gjykatësi kërkon nga ZPS-ja që ta reduktojë kohën për paraqitjen e provave
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Gjykatësi kërkon nga ZPS-ja që ta reduktojë kohën për paraqitjen e provave

RTK

Kanë mbetur edhe dy javë nga fillimi i gjykimit të krerëve të UÇK-së. Por para fillimit të gjykimit, sot në Dhomat e Specializuara të Hagës është duke u mbajtur konferenca për ecurinë e çështjes.

Këtu, gjykatësi në rastin ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe ekipet e mbrojtjes që ta reduktojnë kohën e përcaktuar për paraqitjen e provave dhe pyetjet e dëshmitarëve, teksa koha për nisjen e gjykimit po afron.

Sipas gjykatësit, nëse i referohen përllogaritjeve të paraqitura nga Zyra e Prokurorit, atëherë i bie që do të duhen 6 vjet e gjysmë që ajo t`i paraqesë provat dhe t`i marrë në pyetje dëshmitarët dhe kjo sipas gjykatësit, është e tepërt.

Ekipi mbrojtës i Thaçit deklaroi se vlerësimet kohore të paraqitura për dëshmitarët e mbrojtjes mund të reduktohen, pasi përllogaritjet kohore të paraqitura janë maksimale. Ndërkohë, gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit është caktuar të fillojë më 3 prill.


MË SHUME NGA Lajme