Sigal Prishtina kërkon kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës ENBL
Sport

Sigal Prishtina kërkon kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës ENBL

F.Bytyqi/RTKLive

Sigal Prishtina sonte në udhëtim do të ballafaqohet me King Szczecin në sfidën e dytë të çerekfinales në Ligën ENBL.

Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 64:64, duke bërë që fituesi të vendoset në takimin e dytë.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00 në Poloni dhe skuadra fituese do të kualifikohet në gjysmëfinale të kësaj gare, ku e pret skuadra lituaneze, Wolves.

Kjo është hera e parë që prishtinasit marrin pjesë në këtë garë, ndërsa kaluan grupin me dy fitore e katër humbje. 


MË SHUME NGA Sport