Fillon kalendari i Javës Kulturore në Portugali
Kulturë

Fillon kalendari i Javës Kulturore në Portugali

F.Sertolli / RTKlive

Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku dhe Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të shoqëruar nga delegacioni i MKRS, MPJ dhe MASHT, mbrëmë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Lisbonë të Portugalisë, ishin pjesë e aktiviteteve hapëse të Javës Kulturore të Kosovës.

“11 vepra të reja iu shtuan ekspozitës së ambasadës teksa këndi i bibliotekës u hap dhe u mbush me tituj kosovarë. Gjatë bisedës me pjesëtarë të diasporës, ministri Çeku rikonfirmoi përkrahjen e shtetit për mbështetje të artit dhe artistëve, duke krijuar mundësi të reja të promovimit të tyre edhe jashtë kufijve”, thuhet në një njoftim për media.


MË SHUME NGA Kulturë