Borrell: Bisedimet në Ohër pikë kthese e normalizimit të raporteve |Video
RTK /RTKlive
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, sot ka raportuar para ministrave të Jashtëm të shteteve të bllokut evropian lidhur me takimin në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Korrespondentja e RTK-së në Bruksel, tha se shefi i diplomacisë evropian Josep Borrel takimin në Ohër e ka cilësuar si një pikë kthese të rëndësishme në normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas saj, se gjatë debatit me 27 ministrat e jashtëm janë ngritur edhe çështjet rreth legalitetit dhe legjitimitetit të kësaj ujdie, marrë parasysh se palët nuk kanë nënshkruar asnjë dokument.
Mirëpo, ajo tha se, është qartësuar me prononcimin e Borrellit i cili ka thënë se palët janë pajtuar që në momentin e lëshimit të deklaratës së tij që ishte të shtunën rreth mesnatës.
“Kjo marrëveshje behet ligjërisht detyruese për të dyja palët, andaj edhe pritet që si Prishtina ashtu edhe Beogradi të implementojnë në plotëni secilën pikë nga marrëveshja e arritur përfshirë edhe aneksin i cili ishte edhe temë diskutimi të shtunën në mbrëmje ”, raporton korrespondentja e RTK-së Gjeraqina Tuhina nga Brukseli.























