21:42 / 20.03.2023
Hovenier falënderon Osmanin për ndarjen e përvojave dhe mendimeve |Video
RTK
Jeff Hovenier, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, e ka pritur në takim presidenten Vjosa Osmanin.
Ai e ka falënderuar Osmanin për ndarjen e përvojave dhe mendimeve në kuadër të muajit të Grave në Histori.
“Ishte një privilegj dhe një nder ta mirëprisja presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani sot në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, që të flasë me stafin tonë në muajin e Grave në Histori. Faleminderit presidente Osmani për ndarjen e përvojave dhe mendimeve tuaja për punën që duhet të bëjmë për të avancuar”, ka shkruar Hovenier në Twitter.























