Haradinaj: Të reflektojmë me përgjegjësi për më shumë solidaritet
BKT
Lajme

Haradinaj: Të reflektojmë me përgjegjësi për më shumë solidaritet

F.Sertolli / RTKlive

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Down Sindrome, përmes një postimi në Facebook ka thënë se personat me sindromën Down, përkundër sfidave të përditshme janë plot me energji, dashuri dhe vullnet për jetën.

“Gjithmonë mbresëlënëse janë edhe takimet me ta, kur më njohin me pasionet por edhe me talentet e jashtëzakonshme të tyre”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka bërë thirrje për reflektim të shoqërisë dhe me më shumë solidaritet për këtë kategori të njerëzve.

“Të reflektojmë me përgjegjësi për më shumë solidaritet, dashuri dhe përkujdesje e mbështetje për të zhvilluar potencialin e tyre për një jetë të integruar në shoqëri”, ka shkruar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme