Konjufca priti në takim ambasadorin Michael Davenport
BKT
Lajme

Konjufca priti në takim ambasadorin Michael Davenport

F. Sertolli / RTKlive

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Sipas njoftimit për media, thuhet se në këtë takim, ndër të tjera, u diskutua për punën e legjislativit dhe u shkëmbyen pikëpamje edhe në lidhje me procesin e reformës zgjedhore.

Kryetari Konjufca, pasi e falënderoi ambasadorin Davenport për mbështetjen e deritashme të Kuvendit nga ana e Misionit të OSBE-së, theksoi se një ndër prioritetet kryesore të kësaj legjislature është reformimi i sistemit zgjedhor dhe shprehu përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.


MË SHUME NGA Lajme