PSD me aksion simbolik: Kurti mashtroi elektoratin me marrëveshjen në Ohër
BKT
Foto/ Arbresha Berisha/ RTK
Lajme

PSD me aksion simbolik: Kurti mashtroi elektoratin me marrëveshjen në Ohër

Arbresha Berisha/ RTK

Anëtarët e Partisë Socialdemokrate kanë mbajtur një aksion simbolik në urën e madhe në lagjen Lakrishtë.

Përmes këtij aksioni nga PSD kanë bërë thirrje për protestën e 25 marsit për të kundërshtuar dakordimin e arritur në Ohër nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq, raporton RTKlive.

Sekretari organizativ i kësaj partie, Nol Nushi me këtë rast tha se kryeministri Kurti është ai që ka organizuar protestat më të mëdha kundër Asociacionit e që vet e ka pranuar atë.

“Përmes këtij aksioni bëjmë thirrje për protestë. Hunda e gjatë e Kurtit tregon rrugën e mashtrimit dhe gënjeshtrave për dialogun. Protestat më të mëdha i ka organizuar ai kundër Zajednicës dhe ai e ka pranuar Zajednicën. Kurti është dorëzuar, e ka mashtruar elektoratin”, deklaroi ai.

Nushi i bëri thirrje edhe anëtarëve të LVV-së që të protestojnë më 25 mars. No description available. No description available.


MË SHUME NGA Lajme