Abdixhiku në Kryesinë e LDK-së: U bënë lëshime të mëdha në dialog
Foto: LDK
Lajme

Abdixhiku në Kryesinë e LDK-së: U bënë lëshime të mëdha në dialog

M.Sh/RTKlive

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e fundit mbajtur në mbrëmje, ka konstatuar se Kosova në bisedimet e fundit në Ohër ka bërë lëshime të mëdha. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në rrjetin social Facebook, thotë se Kosova ka humbur një mundësi të madhe në këtë proces.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi temën e dialogut dhe lëshimet e mëdha të bëra në këtë proces. Këto lëshime, përveç se humbje e një mundësie për avancim substancial të pozicionit shtetar të Kosovës”, ka deklaruar Abdixhiku.

Këto humbje, sipas tij, tashmë po shndërrohen dhe në kushte obligative integruese për Kosovën: “adaptimi me të cilat do të jetë sa i pashmangshëm aq edhe sfidues”.


MË SHUME NGA Lajme