09:25 / 22.03.2023
Rama: Fototeka, mbi 7 mijë imazhe dalin nga “pluhuri” i kohërave
atsh
Mbi 7 mijë imazhe, shkrepur përgjatë një shekulli, janë ekspozuar në muzeun më të ri virtual www.fototeka.al.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se, në këtë muze janë ekspozuar imazhe të rralla, personazhe, ngjarje, fotoreportazhe, vende, portrete njerëzish të zakonshëm.
“Imazhe të rralla, personazhe, ngjarje, fotoreportazhe, vende, portrete njerëzish të zakonshëm, tani i gjeni në www.fototeka.al, muzeu më i ri virtual me mbi 7 000 imazhe, shkrepur përgjatë një shekulli. 40 albume dhe qindra fotografë, që dalin nga “pluhuri” i kohërave falë bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit “Art & Histori”, i ofrohen tashmë publikut”, informoi Kryeministri.