21:28 / 22.03.2023
Trossard i lumtur me përshtatjen e shpejtë te Arsenali
Leandro Trossard është i kënaqur me përshtatjen e tij të shpejtë me skuadrën e Arsenalit.
“Nuk e prisja të bëja kaq shumë minuta, por lëndimet më ndihmuan pak. Megjithatë, jam më se i bindur për aftësitë e mia. Jam shumë i lumtur që kam mundur t'i bashkohem Arsenalit. Mendoj se ka qenë një hap i madh për mua”, ka thënë Trossard.
Ai ka folur edhe për situatën e skuadrës.
"Ne të gjithë e dimë se sa e vështirë është të fitosh ligën, duke parë Man Cityn dhe Liverpoolin në vitet e fundit, por mendoj se ne kemi një skuadër të shkëlqyer dhe se herë pas here kemi dëshmuar se po bëjmë mirë. Kanë mbetur edhe dhjetë ndeshje, do të shohim se ku do të përfundojmë pasi të përfundojë sezoni", është shprehur belgu.