Kryeministri Kurti priti në takim drejtues të Këshillit Amerikan  
Lajme

Kryeministri Kurti priti në takim drejtues të Këshillit Amerikan  

F. Sertolli / RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar David Patton, president i Këshillit Amerikan dhe Michael Kurtis, zëvendës president për zhvillim strategjik.

“Patton dhe Kurti shprehën falënderimin e tyre për bashkëpunimin dhe mbështetjen nga  Qeveria e Kosovës duke e cilësuar si një investim jashtëzakonisht të vlefshëm për të ardhmen e Republikës së Kosovës përmes edukimit të të rinjve në top universitetet të ShBA-ve. Të pranishmit e vlerësuan lart bashkëpunimin mes programit KAEF dhe Qeverisë në fusha të ndryshme”, thuhet në një njoftim për media nga Qeveria e Kosovës.

Kryeministri Kurti, sipas njoftimit thuhet, të ketë ritheksuar zotimin e Qeverisë së Kosovës për t’ju hapur rrugë të rinjve për një edukim cilësor si dhe për të ju ofruar mundësi qasjeje në tregun e punës.

Ndryshe, Këshilli Amerikan ka administruar dhe mbështetur bursa ndërkombëtare për qindra edukatorë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, si dhe studentë dhe nxënës të shkollave të mesme. 

Ndërkaq, në këtë takim ishin të pranishëm edhe Gjeni Shporta, përfaqësues i Kosovës në Këshillin Amerikan dhe Qëndrim Gashi nga Fondi Kosovar Amerikan i Edukimit (KAEF).

 


MË SHUME NGA Lajme