Mbështetje për ‘Marshin’|Video
Fatos Cervadiku /RTK
Më 3 prill në Dhomat e Specializuara në Hagë nis gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Një ditë para nisjes së këtij gjykimi, në mbështetje të tyre do të organizohet një marsh nga ideatorë të platformës LIRIA KA EMËR. Ata sot u pritën dhe morën mbështetje edhe nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.
Ideatorë të platformës LIRIA KA EMËR, të mërkurën u pritën në takim nga përfaqësues të OVL-UÇK-së. Temë diskutimi ishte marshi që pritet të mbahet më 2 prill. Ky marsh i cili do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti?” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit ?Skënderbeu?, pritet të mbahet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe bashkëluftëtarëve të tjerë që janë në Hagë.
“Ne si organizata të dala nga lufta natyrisht që do t'i përkrahim dhe do t' mbështesim dhe do të bëjmë thirrje edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës që ta përkrahin një marsh të tillë sepse ky marsh nuk është vetëm i platformës Liria Ka Emër por ky marsh për drejtësi sepse si rezultat i luftës tonë çlirimtare edhe populli jonë e gëzon lirinë”, Faton Klinaku, përfaqësues nga OVL- UÇK
“Ne kemi hasë në mbështetje të plotë në kuptimin e bashkangjitjes së marshit që e kemi organizuar edhe kemi hasë në mirëkuptim dhe shpresojmë që edhe kategoritë e tjera edhe komunitete të caktuara të shoqërisë të jenë pjesë e këtij marshi që për qëllim ka drejtësi”, Ismail Tasholli, organizator i “Marshit”
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, pritet të nisë më 3 prill në dhomat e specializuara të Gjykatës në Hagë.