09:49 / 23.03.2023
Mehaj: Organizimi i Epopesë këtë vit ka qenë në nivelin më të lartë
F. Sertolli / RTKlive
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se së bashku me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta kanë diskutuar për mbarëvajtjen e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 5,6 dhe 7 marsin si datat më të rëndësishme të luftës sonë çlirimtare.
“Organizimi i Epopesë këtë vit ka qenë në nivelin më të lartë ndonjëherë. Në muajin mars kemi edhe Epopenë e Dukagjinit rreth së cilës janë duke u bërë përgatitjet e nevojshme nga autoritetet lokale dhe qendrore”, ka shkruar Ministri Mehaj.
Tutje ka shkruar Ministri Mehaj se në këtë takim me theks të veçantë kanë diskutuar rreth ditës së përbashkët të të gjithë dëshmorëve të vendit tonë.