Chelsea e mendon shkëmbimin Lukaku-Abraham
Sport

Chelsea e mendon shkëmbimin Lukaku-Abraham

F.Bytyqi/RTKLive

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.

Sipas ‘Calciomercato’, një nga objektivat kryesore të londinezëve është produkti i akademisë së tyre Tammy Abraham, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës italiane, AS Roma.

Chelsea thuhet se e ka opsionin e rikthimit të Abrahma në vlerë prej 80 milionë eurosh.

Sulmuesi anglez siç raportohet, është i prirur për t’u rikthyer në ‘Stamford Bridge’.

Madje, Chelsea është e gatshme të ofrojë Romelu Lukakun, i cili po luan në formë huazimi tek Interi në shkëmbim të Abraham. 


MË SHUME NGA Sport