Osmani e Hovenier nderojnë veprën e Albright
Foto: Jeff Hovenier/Twitter
Lajme

Osmani e Hovenier nderojnë veprën e Albright

J.Musliu/RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani dhe Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, kanë nderuar së bashku sot, ish-Sekretaren amerikane, Madeleine Albright.

Hovenier ka thënë se Në njëvjetorin e vdekjes së Albright, ambasadori Hovenier deklaroi se e kanë kujtuar Albrightin, si një mike të vertetë, që ka shpëtuar jetë të panumërta me udhëheqjen e saj.

“Sot iu bashkova Presidentes Vjosa Osmani për ta nderuar Sekretaren Albright në përvjetorin e parë të vdekjes së saj”, tha ai.

“Udhëheqja e Sekretares Albright në rajon ka shpëtuar jetë të panumërta”.

“Një mike e vërtetë e Kosovës, puna dhe trashëgimia e saj mishëron partneritetin mes dy shteteve tona”, ka shrkuar Hovenier në Twitter.

Osmani e Hovenier vendosën kurora lulesh pranë bustit të Albright që ndodhet në qendërtë Prishtinës.

Madeline Albright ishte Sekretare e Shtetit të SHBA-së, në kohën e luftës së Kosovës dhe e cila ishte një ndër kontrubueset më të mëdha për arritjen e paqes në Rambuje të Francës.

Ajo vdiq më 23 mars 2022.


MË SHUME NGA Lajme