Von Cramon i kërkon Listës Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Lajme

Von Cramon i kërkon Listës Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

RTKlive

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, i ka kërkuar Listës Serbe që të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të vendit.

Në një shkrim në llogarinë e saj në Twitter, Cramon tha se është për keqardhje refuzimi i Listës Serbe. Ajo po ashtu kërkoi që ky subjekt politik sa më shpejt ta dorëzojë listën zgjedhore.

“Na vjen keq shumë për refuzimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës dhe e nxisim që ta dorëzojë listën e saj zgjedhore pa vonesë [në KQZ]”, ka shkruar ajo në Twitter.

Cramon po ashtu ka kërkuar nga të dyja palët që të tregojnë përkushtim në zbatimin e Marrëveshjes dhe Aneksit të 27 shkurtit.

“Apel për të gjithë aktorët përkatës Kosovës dhe Serbisë për të demonstruar përkushtim ndaj Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe Aneksit si me fjalë ashtu edhe me veprime”, shkroi Cramon.


MË SHUME NGA Lajme