Kombëtarja shqiptare gati për Poloninë
BKT
Sport

Kombëtarja shqiptare gati për Poloninë

RTSH

Dita e katërt dhe e pestë do të strukturojë edhe formacionin që do të zbresë që nga minuta e parë në ndeshjen Poloni-Shqipëri.

Pas dy seancave stërvitore të së enjte, trajneri Sylvinho ka krijuar një ide edhe më të qartë për lojtarët të cilëve do t’u besojë që nga minuta e parë në Varshavë.

Tekniku 48-vjeçar ka marrë sinjale shumë pozitive nga skuadra dhe fakti që nuk do të luajë asnjë miqësore përpara duelit debutues, e ka ndihmuar të punojë më shumë me detajet dhe lojtarët.

Koha që ka pasur në dispozicion ndoshta nuk mjafton por ekipi i ka dhënë një tablo të qartë rreth gjendjes apo formës fizike ndërsa Armando Broja, Keidi Bare, Berat Gjimshiti apo Ardian Ismajli do të zëvendësohen me kujdes për të mos ulur cilësinë në ekip por për të mos prishur as balancat.

Një fokus i veçantë t’i kushtohet mbrojtjes që është edhe reparti më i prekur nga dëmtimet, ndërsa alternativat për sulmin janë të mëdha me Cikalleshin dhe Seferin në balotazh për një vend titullari në majën e repartit të avancuar.

Nuk dihet shumë edhe rreth formaconit të trajnerit të Polonisë, Fernando Santos por përgjigje të rëndësishme do të japë sfida e mbrëmjes së sotme ku Polonia do të debutojë në Pragë kundër Çekisë.