Abdixhiku i shqetësuar për situatën e krijuar në Trustin Pensional
Foto: Lumir Abdixhiku /Facebook
Lajme

Abdixhiku i shqetësuar për situatën e krijuar në Trustin Pensional

RTKlive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në Trustin Pensional të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se derisa kursimet pensionale të fituara me shumë mund, humbasin vlerë nga gjysmë milioni euro në ditë, popullistët vazhdojnë rehatinë.

Sipas tij, plot 36 milionë euro është zhvlerësimi i fondeve nga janari deri më sot, ndërsa Qeveria nuk gjen as brengën e as kohën që ta caktojë një bord.

 


MË SHUME NGA Lajme