20:59 / 24.03.2023
Certifikohen kursantët në Programin e Lidershipit Strategjik
F. Sertolli / RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, morën pjesë në ceremoninë e certifikimit të kursantëve në Programin e Lidershipit Strategjik, organizuar nga Ambasada britaneze dhe ligjëruar nga profesori i Akademisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Bryan Watters, si dhe Kapiten Donworth i Marinës Mbretërore.
Ministri Mehaj në këtë ceremoni theksoi se të jesh udhëheqës në një mjedis me shumë përgjegjësi, në një institucion si Ministria e Mbrojtjes e në organizatë në rritje si Forca e Sigurisë së Kosovës, kërkon qasje dhe mënyra të nivelit strategjik, vizion që ndryshon nga udhëheqja në mjedise të tjera.