Policia e Kosovës: Protesta është zhvilluar e qetë dhe pa ndonjë incident
RTKlive
Policia e Kosovës bënë të ditur se protesta e thirrur nga PSD-ja ka përfunduar e qetë dhe pa ndonjë incident.
Sipas njoftimit, protestuesit kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e qeverisë, ku aty kanë realizuar disa aktivitete.
“Protesta është zhvilluar e qetë dhe pa ndonjë incident, protestuesit kanë marshuar nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ deri te ndërtesa e qeverisë. Aty janë realizuar disa aktivitetet të protestuesve, të cilat janë realizuar pa ndonjë incident”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës tha se me njësitet e saja ishte e angazhuar për të siguruar mbarëvajtje të protestës, në mënyrë që ajo të kalojë pa ndonjë incident, që pjesëmarrësit në protestë të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike.
Ndryshe Policia e Kosovës kishte bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme operacionale për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë protestës së sotme të PSD-së në Prishtinë.