21:07 / 25.03.2023
Vdes veterania e arsimit| Video
RTK
Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare veterania e arsimit, Drande Mita Tupeci.
Ajo ishte pjesë e gjeneratës së parë të mësimdhënësve, të emëruar nga Ernest Koliqi.
E lindur më 1927 nga dy prindër të arsimuar, në familje atdhetare me traditë arsimin. Ishte mbesa e themeluesit të shkollës së parë shqipe në Kosovë, Don Mikel Tarabulluzi.
Drande Mita Tupeci po ashtu ndoqi traditën familjare, duke kultivuar dashurinë ndaj kombit dhe mësimdhënies. Vazhdoi punën e palodhshme si një ndër aktivistet e zellshme në betejën kundër analfabetizmit, e certifikuar nga Ministria e Arsimit e Mbretërisë së Shqipërisë më 1943.