10:58 / 26.03.2023
Prezantim dinjitoz i Filhamonisë së Kosovës në Portugali
RTKLive
Filharmonia e Kosovës ka përmbyllur rrugëtimin në Portugali me koncertin e dytë. Pas Lisbonës, qyteti verior Braga ishte stacioni i dytë ku publiku portugez përjetoi bukurinë e muzikës shqiptare përmes interpretimit të "Bareshës” së Rexho Mulliqit në orkestrim të Gridi Krajës dhe premierës evropiane të kantatës “Rrugëtimi” nga Valton Beqiri.
Nën dirigjimin e Baki Jasharit, Kori dhe Orkestra në pjesën e dytë të koncertit interpretuan fragmente nga “Njeriu i armatosur: Meshë për paqe” e kompozitorit Karl Jenkins duke krijuar kështu një përvojë të paharrueshme për publikun portugez, ka njoftuar Filharmonia në faqen e saj në rrjetin social Facebook.