12:51 / 26.03.2023
Messi në Serie A? E kërkon gjiganti italian
F.Bytyqi/RTKLive
Interi po planifikon një transferim shokuese për superyllin e PSG-së, Lionel Messi në afatin kalimtar të kësaj verë, raporton ‘CalcioMercato’.
Kontrata e Messit me PSG-në skadon në verë dhe argjentinasi mund të largohet nga Parisi falas.
Interi thuhet se tashmë dëshiron të transferojë kampionin e Botës me Argjentinën.
Messi është i lidhur me rikthimin tek ish-klubi i tij, Barcelona, por argjentinasi kukohet edhe nga Arabi Saudite, madje, sauditët janë të gatshëm t’i ofrojnë asit argjentinas deri në 600 milionë euro për dy vjet.