Santos para sfidës me Shqipërinë: Në Poloni vendosim ne
Sport

Santos para sfidës me Shqipërinë: Në Poloni vendosim ne

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Polonisë, Fernando Santos ka paralajmëruar Kombëtaren shqiptare, së të hënën do të jenë polakët ata që do të vendosin ndeshjen.

Polonia dhe Shqipëria do të përballen nesër mbrëma në kuadër të kualifikuesve për EURO 2024.

Polonia zhgënjeu në ndeshjen e parë të kualifikueseve të Euro 2024, teksa pësoi një humbje me rezultatin e thellë 3 me 1, ndaj Çekisë.

Tashmë lojtarët polakë kanë premtuar “luftë” të vërtetë në përballjen me “legjionarët” e Kombëtares sonë ditën e nesërme.

“Shumë lojtarë të Shqipërisë luajnë për klube të mëdha, por dhe lojtarët tanë luajnë për ekipe të mëdha. Nëse qëndrojmë të fokusuar, atëherë do të kemi kualitetin për të shmangur problemet. Ne duam të tregojmë karakterin dhe atë që e karakterizon Poloninë. Aftësia për të sakrifikuar dhe aftësia për të bërë gjëra të mëdha. Mund të themi që e respektojmë skuadrën shqiptare, por ne jemi ata që vendosin këtu”, tha Santos.


MË SHUME NGA Sport