18:38 / 26.03.2023
LDK: Pushteti po ndëshkon komunat e Kosovës
RTKlive
Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se Qeveria po i ndëshkon komunat e Kosovës më shumë padrejtësi në ndarjet buxhetore për vitin 2023.
Sipas LDK-së asnjë investim nuk është bërë në 18 komuna vetëm pse nuk kontrollohen nga pushteti.
"Pushteti po ndëshkon komunat e Kosovës me shumë padrejtësi në ndarjet buxhetore për vitin 2023. Asnjë investim në 18 komuna vetëm sepse nuk kontrollohen nga pushteti. Përmes komunave po ndëshkohen qytetarët. A është ky trajtimi që ata meritojnë?", thuhet në postimin e LDK-së në Facebook.