Sylvinho para ndeshjes me Poloninë: Ne jemi gati
Sport

Sylvinho para ndeshjes me Poloninë: Ne jemi gati

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, në një konferencë për medie, një ditë para duelit me Poloninë, ka thënë se të besuarit e tij, janë të gatshëm për duelin me polakët.

Polonia dhe Shqipëria do të ndeshen mbrëma në Warshavë, në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.

Tekniku brazilian, i cili nesër debuton në krye të Kombëtares shqiptare, beson së skuadra e tij do të bëjë një ndeshje të bukur.

“Jemi gati, pas dy muajsh e gjysmë punë, kam punuar për të monitoruar futbollistët shqiptarë dhe për të zgjedhur 23, të cilët janë këtu. Jam shumë i kënaqur me të gjithë punën që kemi bërë gjatë 6 ditëve, me atmosferën që kemi krijuar të gjithë së bashku”, tha strategu brazilian.

“E dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por jemi të aftë ta përballojmë. Pjesa më e bukur e futbollit janë ato 90 minutat, kur luhet për gjithçka. Janë gati të 23 lojtarët që kemi grumbulluar, pasi duhet të luajmë në grup, me atmosferë të mirë”, theksoi Sylvinho.


MË SHUME NGA Sport