Nuk ka mjet shpërthimi në Aeroportin e Prishtinës
RTKlive
(E plotësuar) Policia e Kosovës rreth orës 21:00 kishte pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmon për RTKlive, bën të ditur se pas kontrolleve të kryera në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, pasi u dyshua për një shpërthim të mundshëm.
Sipas saj pas kontrolleve nga njësitet kompetente , nuk është gjetur asgjë e dyshimtë dhe se hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.
“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, ka thënë Ahmeti.
Policia e Kosovës njofton se sonte ka pranuar informatë për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Ndërkaq të gjithë udhëtarët janë nxjerrë jashtë objektit.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti për RTKlive.