Italia ‘harron’ humbjen nga Anglia, mund Maltën
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Italia duket se ka ‘harruar’ humbjen nga Anglia, pasi sonte mposhti në udhëtim Maltën, me rezultat 0-2, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Grupit C për kualifikueset e EURO 2024.
Skuadra e Roberto Mancinit, ashtu siç pritej e dominoi lojën në duel me maltezët, duke arkëtuar trepikëshin e parë në garën për kualifikim në Evropianin e ardhshëm.
Retegui (15’) dhe Pessina (27’), realizuan nga një gol për fitoren e skuadrës ‘azure’.
Rastet nuk munguan as një pjesëlojën e dytë, megjithatë, gola më nuk kishte.
Pas kësaj fitore, Italia renditet e dyta në grup me 3 pikë, derisa këtë grup e kryeson Anglia me gjashtë pikë, kurse, Malta është e fundit pa pikë.
Edhe duelet tjera të natës së sotme sollën sfida interesante, ku veqohet fitorja e thellë prej 0-6 e Portugalisë në udhëtim tek Luksemburgu, ndeshje në të cilën Cristiano Ronaldo shënoi dygolësh.
Të gjitha rezultatet e natës së sotëm:
























