Ndahen çmimet vjetore në Ditën Ndërkombëtare të Teatrit
Foto: Qendresa Duraku|RTK
Në Fokus

Ndahen çmimet vjetore në Ditën Ndërkombëtare të Teatrit

Qendresa Duraku|RTK

Në ditën ndërkombëtare të Teatrove, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, në një ceremoni zyrtare ka ndarë çmimet vjetore në fushën e teatrit.

Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e Teatrit për vitin 2022 e morën aktoret  Muradije Muriqi dhe Mejreme Berisha.

Çmimi Vjetor për Shfaqjen më të mirë në fushën e Teatrit për vitin 2022 i është ndarë Qendra Multimedia me shfaqjen "The Handke Project".

Ndërsa çmimi Vjetor për Regjinë më të mirë në fushën e Teatrit për vitin 2022 e mori Fatos Berisha, me shfaqjen "Pornography".

Çmimi Vjetor për Aktoren/Aktorin më të mirë në fushën e Teatrit për vitin 2022 i është ndarë  llire Vinca në shfaqjen "Babai dhe babai".

Kurse çmimi Kombëtar për Prezantim të suksesshëm ndërkombëtar në fushën e Teatrit për vitin 2022 i është ndarë  Teatrit të Qytetit të Gjilanit.

Anëtar të jurisë janë: Luan Jaha, Agan Myftari, Drita Begolli, Kumrije Hoxha dhe Alban Beqiraj.


MË SHUME NGA Në Fokus