BE shpreh keqardhje për bojkotin e LS të zgjedhjeve në veri
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

BE shpreh keqardhje për bojkotin e LS të zgjedhjeve në veri

Gjeraqina Tuhina / RTK/Bruksel

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje  për shkak të vendimit të Listës Serbe, që të mos marrë  pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Kosovës.

“Duke qenë se zgjedhjet janë gur themeli i demokracisë, BE-ja ka nënvizuar gjithmonë rëndësinë e përfshirjes. BE-shpreh keqardhje që Lista Serbe nuk e shfrytëzoi të drejtën e saj demokratike për të marrë pjesë në këto zgjedhje të pjesshme”, porositi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje me shkrim të cilën e ka dorëzuar tek mediat.

Njëkohësisht zyrtarët në Bruksel kërkojnë që zgjedhjet e jashtëzakonshme të caktuara për datën 23 prill, të mbahen në atmosferë të qetë.

Zëdhënësi Peter Stano në këtë rrafsh nënvizon se është thelbësore që të sigurohet mbarëvajtja e zgjedhjeve në kushte paqësore, derisa në emër të Bashikimit Evropian ai i bëri thirrje të gjitha palëve që të ushtrojnë përmbajtje.


MË SHUME NGA Lajme