“PGE Narodowy” s`i sjell fat Polonisë, Shqipëria "frymëzohet" nga...
RTSH
Kanë kaluar plot 16.5 muaj nga hera e fundit që Polonia ka regjistruar një fitore në stadiumin më modern të vendit.
“PGE Narodowy” nuk është një “fortesë” për vendasit, pasi në këtë hark kohorë në Varshavë kanë ardhur plot tre humbje radhazi.
Shqipëria mund të inspirohet nga paraqitjet e Hungarisë, Belgjikës dhe Holandës për të tentuar sot në mbrëmje që të dëshpërojë të pranishmit e impiantit në fjalë.
Në total formacioni polak ka humbur plot pesë ndeshje në stadiumin e Varshavës. Disfatat në “PGE Narodowy” në total janë 5 dhe kanë nisur në 2013-ën përballë Ukrainës (fituan 1-3 ndeshjen e vlefshme për Brazil 2014), një vit më vonë ishte Skocia, ajo që bëri të vetin stadiumin duke mundur polakët minimalisht në një takim miqësor.
Duelet më të rëndësishme Polonia i humbi në 2021 përballë Hungarisë (fituan 2-1 ndeshjen e vlefshme për Katar 2022) dhe në 2022-in (Belgjika dhe Holanda fituan respektivisht 1-0 dhe 2-0 ndeshjet që vlenin për “Nations League”).
Shembujt për Shqipërinë nuk mungojnë dhe sot mund të jetë një natë e mirë për kuqezinjtë, të cilët kanë mjaftueshëm shembuj ku mund të frymëzohen për të tentuar maksimumin.























