Kurti falënderoi ambasadorin Gargan për mbështetjen e Irlandës ndaj Kosovës
BKT
Lajme

Kurti falënderoi ambasadorin Gargan për mbështetjen e Irlandës ndaj Kosovës

RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë, Ronan Gargan.

Ata biseduan për marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve, për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, fushën e ICT-së, si dhe për shkëmbimin e përvojave sa i përket së përfshirjes dhe bashkëpunimin me mërgatën.

Kryeministri e falënderoi për mbështetjen dhe trajtimin me seriozitet të aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës gjatë presidencës së Irlandës. Gjithashtu e informoi për procesin e dialogut dhe arritjen e Marrëveshjes Bazë në Bruksel dhe për aneksin e zbatimit të saj, në Ohër.


MË SHUME NGA Lajme