Muriqi kërkon fitore ndaj Andorrës, s`pranon tjetër rezultat
BKT
Sport

Muriqi kërkon fitore ndaj Andorrës, s`pranon tjetër rezultat

Uran Krasniqi / RTKLive

Çdo rezultat tjetër pos fitores në përballje me Andorën do të ishte i papranueshëm për Vedat Muriqin.

Ai një ditë para ndeshjes është shfaqur në një konferencë për shtyp së bashku me trajnerin, Alain Giresse, ku ka folur për kundërshtarin. 

“Është shumë e rëndësishme ta fitojmë këtë ndeshje dhe mendoj se jemi gati, pasi jemi përgatitur dhe luajmë po ashtu para tifozëve tanë. Pa e nënçmuar kundërshtarin, por çdo rezultat tjetër veç fitores do të ishte i papranueshëm. Fitorja është obligative, sepse nëse duam të kualifikohemi duhet të marrim sa më shumë pikë”, ka thënë Muriqi.

Muriqi ka thënë se brenda skuadrës ka lojtarë që janë agjërueshëm. 

“Unë nuk jam duke agjëruar, sepse një ditë para lojës ose ditën e lojës s’e agjëroj. Nuk po mundem. Por, po, janë disa që po agjërojnë”, ka thënë ai.