Mehaj dhe Viehe flasin për gjendjen e sigurisë në vend
BKT
Lajme

Mehaj dhe Viehe flasin për gjendjen e sigurisë në vend

Fadil Sertolli / RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot priti në takim Shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.

Me këtë rast, Ministri Mehaj e njoftoi Viehe me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

Përmes një njoftimi për media thuhet se në këtë takim është biseduar për gjendjen e sigurisë në vend, situatën aktuale gjeopolitike.

“Është biseduar edhe për bashkëpunimin e ngushtë që si Ministri kemi me  KFOR-in dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), rolin që NALT aktualisht ka në procesin e ristrukturimit të Ministrisë së Mbrojtjes, por gjithashtu në ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së përmes ofrimit të trajnimeve për ushtarakët tanë”, thuhet në njoftimin për media.

“Objektivi ynë është anëtarësimi në Programin e Partneritetit për Paqe si rrugës drejt anëtarësimit në NATO, në mënyrë që FSK të ofrojë kontribut aktiv në misionet për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes”, ka thënë ministri Mehaj.

Sipas tij, trajnimet e përbashkëta me forcat aleate, investimet në personel e pajisje janë garantues të suksesit!


MË SHUME NGA Lajme